Surprise Me!

Ora News – PS zëvendëson Tahirin me Elisa Spiropalin dhe Blerina Gjylametin

2018-05-08 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që në postin e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën të jetë deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa Elisa Spiropali në postin e koordinatores kombëtare të Bashkëqeverisjes.
Ajo zëvendëson në këtë post ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është larguar nga të gjitha postet politike në parti pas publikimit të akuzave për lidhje me grupin e trafikut të drogës së Habilajve.
Vendimet janë marrë në mbledhjen e Kryesisë pasditen e sotme.
Kryetari i grupit parlamentar i partisë socialiste Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë sqaroi për mediat detyrat e reja të deputeteve për platoformën e bashkeqeverisjes dhe drejtimin e PS në qarkun më të madh.
Balla: Lidhet me raportimin dhe analizën e ecurisë të deritanishme të procesit të zgjeshjeve në PS. Prej datës 15 shtator ne kemi filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë organizativ të PS, kryetarët e organizatave.
Më pas do të pasojë me zgjedhjen e kryetarëve të këshillave socialistë në çdo njësi administrative, në 384 njësitë administrative të Shqipërisë. Si Sekretar i Përgjithshëm shpreh kënaqësinë për ecurinë e deritanishme.
Nesër do të kemi dhe kryetarët në nivel bashkie të PS për një raportim dhe identifikim më të detajuar për problematikën që kemi hasur deri tani në ecurinë e procesit. Po ashtu, ka pasur një raportim dhe për ecurinë e deritanishme të një prej veprimeve më të rëndësishme politike tonat qoftë si PS, qoftë si grup parlamentar, qoftë si qeveri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-zevendeson-tahirin-me-elisa-spiropalin-dhe-blerina-gjylametin/

Buy Now on CodeCanyon