Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse u ishte lënë afat deri të enjten banorët e Himarës janë gjendur këtë të martë para faktit të kryer. Me flamuj grek e amerikanë në duar por dhe duke kënduar himnin grek, ata kanë pritur me protesta fadromat e IKMT-së që kanë nisur herët në mëngjes prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti për shëtitoren e re.
Aksioni për prishjen e 22 ndërtimeve është ndjekur gjatë gjithë kohës nga forca të shumta policie. Mbi 160 efektivë si dhe 10 grupe të FNSH-së u angazhuan për shmangien e tensioneve, por përplasja mes banorëve e policisë ishte e pashmangshme.
Prishja e 5 objekteve të para tensionoi situatën. Ndërhyrja e policisë parandaloi aktin ekstrem të një personi i cili tentoi të vinte zjarrin autobotit me gaz në zonën ku po prishen objektet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nis-shembja-e-objekteve-ne-himare/