Surprise Me!

Rrugëtimi 20-vjeçar i televizionit KLAN

2018-05-08 2 Dailymotion

Ishte Prilli i vitit të largët 1997 kur nisën lëvizjet e para për krijimin e televizionit ?Klan?. Në atë kohë, Aleksandër Frangaj së bashku me Armand Shkullaun, Blendi Fevziun dhe Andi Bushatin i prezantuan dy financierëve Julien Roche dhe Marsel Skëndo, idenë e tyre për të hapur një televizion që do të bënte dallimin me mediat e tjera në Shqipëri.<br /><br />Pas miratimit të idesë, nisën përpjekjet për ngritjen e Klanit. Fillimet kanë qenë të vështira dhe në hapat e para transmetoheshin filma e dokumentarë. Produkti i parë konkret ka qenë në qershor të vitit 1998, kur në studiot e televizionit ?Klan? u realizua emisioni sportiv.<br /><br />Ndërsa më 1 Gusht 1998 nisën transmetimet e edicioneve informative, tre herë në ditë. Sikurse e pohon edhe drejtori i televizionit Klan, Aleksandër Frangaj, në shtator 1998 ndodhi njohja masivisht nga publiku e televizionit ?Klan? me ngjarjen e dhimbshme të vrasjes së Azem Hajdarit.

Buy Now on CodeCanyon