Prej më shumë se një ore Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thirrur në një takim 61 kryetarët e degëve të PS. Balla po diskuton me krerët e degëve për një proces zgjedhor që ka nisur në PS dhe që përfundon më 30 nëntor.<br /><br />Një proces zgjedhor që parashikon zgjedhje dhe rizgjedhje të PS, ku kjo parti ka pasur rezultat më të dobët se në zgjedhjet e shkuara. Janë 16 bashki që do iu duhet të rizgjedhin kryetarët e tyre, pasi kryetarët aktualë do duhet të lënë detyrën për rezultate të dobëta në detyrë.