Surprise Me!

Rama prezanton 12 prefektet e rinj

2018-05-08 1 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama konfirmoi në një konferencë për shtyp lirimin nga detyra të të gjithë prefektëve dhe emërimin e 12 prefektëve të rinj.

?Një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë, që ky vend nuk ka luksin të mos i përdorë, na ka interesuar në radhë të parë profili dhe pastaj kemi kaluar në një filtër kandidaturat potenciale, duke vlerësuar 12 prefektët e rinj për shërbimin pa kushte, formimin profesional dhe lidershipin e tyre, si dhe për aftësitë menaxhuese dhe ekzekutive?, tha Rama.

Kryeministri tha se roli i prefektit do të jetë tepër i rëndësishëm në luftën kundër kanabisit dhe sekuestrimit të pasurive të kriminelëve.

Me shumë mirënjohje për të gjithë gatishmërinë që prefektët e rinj e pritën ftesën për të marrë një detyrë jo të lehtë, Rama tha se nga nesër, prefektët e rinj do të jenë:

Prefekti i Kukësit: Zenel Kuçana

Prefekti i Dibrës: Rudin Shehu

Prefekti i Durrësit: Roland Nasko

Prefekti i Shkodrës: Qesk Millja

Prefekti i Lezhës: Gjergj Prendi

Prefekti i Elbasanit: Maksim Malja

Prefekti i Fierit: Baki Bala

Prefekti i Beratit: Hajrullah Tafa

Prefekti i Vlorës: Flamur Mamaj

Prefekti i Korçës: Dhori Spilollari

Prefekti i Gjirokastrës: Astrit Aliaj

Prefekti i Tiranës: Suzana Jahollari

/tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon