Dorëheqja e Visho Ajazit nga drejtimi Shërbimit Informativ Kombëtar u cilësua si e papritur, fakt të cilin e konfirmoi edhe vetë presidenti republikës Ilir Meta. Demokratët u shprehën se Ajazi u largua, pas disa presioneve që lidheshin me përgjimet e njerëzve të lidhur me Habilajt dhe kryeministrin Edi Rama.
Vetë ish drejtori SHISH deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me dorëheqjen. Por Report TV ka mësuar se dëshira për diçka të re në karrierën e Visho Ajazit larg botës së spiunazit, ku ai ka punuar për shumë se 20 vjet , ka nisur disa muaj më parë.

Në kushtet e anonimatit një diplomat në Bruksel i tha Report TV se Visho Ajazi disa muaj më parë ka marrë pjesë në një konkurs për një vend të ri pune pranë NATOs. I njëjti burim sqaroi se bëhet fjalë për një vend vakant pranë NATO-s në rolin e këshilltarit.

Vendi vakant ishte shpallur në faqen online të NATOs, nga ku ka patur një numër aplikantësh të cilët u përfshinë në një konkurs. Visho Ajazi nuk ka rezultuar fitues pasi pikët maksimale janë fituar nga një ekspert i çështjeve të sigurisë, shtetas i Bashkimit Europian.