Surprise Me!

Rama prezanton 12 Prefektet e rinj

2018-05-08 3 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama konfirmoi në një konferencë për shtyp lirimin nga detyra të të gjithë prefektëve dhe emërimin e 12 prefektëve të rinj.

?Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë, dhe në mënyrë aktive, por do të thoja edhe skrupuloze, kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë, që nuk janë më pjesë aktive e Forcave të Armatosura, por që janë bartës të një eksperience të çmuar që ky vend nuk ka luksin të mos e përdorë në funksion të të ardhmes së tij.?

Kryeministri tha se i ka interesuar në radhë të parë profili dhe pastaj ka kaluar në një filtër kandidaturat potenciale, duke vlerësuar 12 prefektët e rinj për shërbimin pa kushte, formimin profesional dhe lidershipin e tyre, si dhe për aftësitë menaxhuese dhe ekzekutive.

Rama tha se roli i prefektit do të jetë tepër i rëndësishëm në luftën kundër kanabisit dhe sekuestrimit të pasurive të organizatave kriminale.

Me shumë mirënjohje për të gjithë gatishmërinë që prefektët e rinj e pritën ftesën për të marrë një detyrë jo të lehtë, Rama tha se nga nesër, prefektët e rinj do të jenë:

Prefekt i Kukësit: Zenel Kuçana

Prefekt i Dibrës: Nexhbedin Shehu

Prefekt i Durrësit: Roland Nasto

Prefekt i Shkodrës: Çesk Millja

Prefekt i Lezhës: Gjergj Prendi

Prefekt i Elbasanit: Maksim Malaj

Prefekt i Fierit: Baki Bala

Prefekt i Beratit: Harilla Dafa

Prefekt i Vlorës: Flamur Mamaj

Prefekt i Korçës: Dhori Spilollari

Prefekt i Gjirokastrës: Astrit Aliaj

Prefekt i Tiranës: Suzana Jahollari

I pyetur për argumentit e shkarkimin në bllok të 12 Prefektëve në të gjithë qarqet e vendit, Rama u përgjigj: ?argumenti është çdonjëri nga prefektët që janë këtu në bllok.?

/tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon