Banka e Shqipërisë vlerëson se duhet një kohë më e gjatë për të arritur potencialet reale të rritjes ekonomike, por ka rishikuar pozitivisht ritmin e rritjes së saj. Guvernatori Gent Sejko tha se kthimi në ekuilibrin e rregullt goditet vazhdimisht nga inflacioni i ulët.

?Përmirësimi i aktivitetit ekonomik në vend e ka sjellë ekonominë shqiptare më pranë ekuilibrit, megjithatë ekonomia shqiptare vazhdon të performojë ende poshtë potencialit, çka vijon të frenojë presionet për rritje të pagave dhe të kostove të prodhimit.?

Kreditë me probleme kanë arritur në nivelin rekord 14.8% në fund të shtatorit. Në këto kushte, Sejko kërkoi që bankat të rritin kreditimin.

?Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e kërkesës për kredi duhet të ndiqet nga politika më të favorshme dhe largpamëse kreditimi nga sektori bankar.?

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e kërkesës për kredi duhet të ndiqet nga politika më të favorshme dhe largpamëse kreditimi nga sektori bankar.

Banka Qendrore nuk do të ndryshojë normën bazë të interesit të lekut deri në fund të 2018-ës. sot ky interes është në nivelin 1.25%. /Tv Klan