Surprise Me!

Report TV - Nis ndërtimi i shkollës ‘Servete Maçi’ Veliaj: Më e bukura në Tiranë

2018-05-08 2 Dailymotion

Shkolla 9 vjeçare ?Servete Maçi?, e njohur ndryshe edhe si shkolla e muzikës, po rindërtohet nga e para. Pas hapjes këtë vit të pesë shkollave, tre prej të cilave tërësisht të reja, Bashkia e Tiranës nisi rindërtimin nga themelet të shkollës ?Servete Maçi?, duke e çuar në 4 numrin e shkollave që janë në proces rindërtimi për këtë vit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se shkolla e re do të vijë me një kapacitet të shtuar, çka do mundësojë dhe dhënien fund të mësimit me dy turne.<br />?Sapo kemi filluar punën për ndoshta shkollën më të bukur në Tiranë. Një projekt fantastik në zonën e Selvisë, që e kthen shkollën ?Servete Maçi? në një kantier ndërtimi. Ka nisur prishja e shkollës së vjetër, një shkollë, e cila është themeluar si Shkolla e Vashave në vitin 1916; pra, pas 101 vjetësh rrëzohet e vjetra për të krijuar të renë, për ta kaluar të gjithë shkollën vetëm me një turn dhe për të përfituar një hapësirë, i cili do të mirëpresë një pafundësi talentesh që vijnë në shkollën e muzikës?, tha Veliaj.

Buy Now on CodeCanyon