Surprise Me!

Tiranë - Veliaj: Ndërtojmë 4 shkolla në vit dhe i japim fund mësimit me dy turne

2018-05-08 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkolla 9 vjeçare ?Servete Maçi?, e njohur ndryshe edhe si shkolla e muzikës, po rindërtohet nga e para. Pas hapjes këtë vit të pesë shkollave, tre prej të cilave tërësisht të reja, Bashkia e Tiranës nisi rindërtimin nga themelet të shkollës ?Servete Maçi?, duke e çuar në 4 numrin e shkollave që janë në proces rindërtimi për këtë vit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se shkolla e re do të vijë me një kapacitet të shtuar, çka do mundësojë dhe dhënien fund të mësimit me dy turne.
?Sapo kemi filluar punën për ndoshta shkollën më të bukur në Tiranë. Një projekt fantastik në zonën e Selvisë, që e kthen shkollën ?Servete Maçi? në një kantier ndërtimi. Ka nisur prishja e shkollës së vjetër, një shkollë, e cila është themeluar si Shkolla e Vashave në vitin 1916; pra, pas 101 vjetësh rrëzohet e vjetra për të krijuar të renë, për ta kaluar të gjithë shkollën vetëm me një turn dhe për të përfituar një hapësirë, i cili do të mirëpresë një pafundësi talentesh që vijnë në shkollën e muzikës?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ndertojme-4-shkolla-ne-vit-dhe-i-japim-fund-mesimit-me-dy-turne/

Buy Now on CodeCanyon