Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Katanias refuzoi rekursin e avokatit të Moisi Habilajt duke vendosur mbajtjen e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Në qeli janë lënë edhe pesë persona të tjerë të akuzuar si pjesë e rrjetit të drogës ndërsa ditët e fundit, në Katania kanë qëndruar prokurorët shqiptarë që po hetojnë dosjen Habilaj.
Gjykata e Katanias në Itali la në burg deri në pëfundim të hetimeve Moisi Habilajn dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar si anëtarë të grupit të tij kriminal.
Me vendimin e të enjtes, gjykata italiane rrëzoi rekursin e paraqitur të martën prej avokatëve të gjashtë personave të akuzuar për trafikim ndërkombëtar droge.
Në paraqitjen e kërkesave paraprake, avokati i Habilaj i ka bërë thirrje gjykatës të herë masën e arrestit me burg ndaj klientit të tij me argumentin e mungesës së provave.
Habilaj dhe gjashtë persona të tjerë u arrestuan në datat 16 dhe 17 tetor me akuzën e trafikimit nga Shqipëria drejt Italisë të 3.5 tonëve kanabis sativa.
Nga shtatë të arrestuarit e operacionit, i vetmi që nuk doli në gjykatë ishte Antonino Riela.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, ai ishte ?pika kryesore e kontaktit në Katania për rishitjen e drogës që grupi kriminal dërgonte në Itali?.
Mediat italiane raportojnë se prokurorët shqiptarë ishin në Katania ditët e fundit ku diskutuan me kolegët e tyre në lidhje me hetimet e çështjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimi-moisi-habilaj-dhe-bashkepunetoret-mbeten-ne-qeli/