Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vlerësuar deklaratën e ministrit të Brendshëm italian Marco Minniti se duhen luftuar të paprekshmit.
Në një dalje për mediat pas takimit me ministrin italian, Basha tha se mori garancinë se shteti italian do të vazhdojë të ndihmojë në luftën kundër krimit në Shqipëri.
Basha: Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar dhe do ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rendë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave së bandave të krimit të organizuar.
Në veçanti vlerësoj mesazhin e ministrit Minniti për të goditur organizatat e mëdha të trafikut të drogës dhe goditjen e të paprekshmëve. Ky është një mesazh domethënës që tregon se Italia ka një përkushtim serioz politik për të ndihmuar Shqipërinë në një pikë kyçe të rrugëtimit në integrimin europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-merr-garanci-italia-do-avzhdoje-te-ndihmoje-ne-luften-kunder-krimit/