TIRANE - Guardia di Finanza prezantoi sot raportit vjetor për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga ?Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis?.<br /><br />Në raport thuhet se janë evidentuar 4 444 rrënjë të kultivuara gjatë 2017-ës, në krahasim me 754 mijë të një viti më parë, ndërsa janë gjetur 90 sipërfaqe të mbjella nga 2086 të një viti më parë. Sipas raportit, sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë rreth 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë. "Janë identifikuar 90 sipërfaqe të kultivuara për vitin 2017. Janë zbuluar 4 444 rrënjë kanabisi nga 754 mijë të një viti më parë. Avionët e Guardia di Finanza kanë eksploruar 40% sipërfaqe të territorit më shumë në krahasim me 2016 dhe kanë realizuar 58 fluturime më shumë në krahasim me 42 fluturime të një viti më parë. E thënë ndryshe sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë", thuhet në raportin e Guardia di Finanza. <br /><br />Nga ana tjetër, ministri italian, Marco Minniti u shpreh se sfidë mbetet ndëshkimi i të paprekshmëve. "Ne duhet t'i godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm?- tha ministri italian.
