Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në një takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, vizitë të cilën e vlerësoi si një gur themeli në marrëdhëniet mes dy qyteteve, çka do t?i japë një shtysë të re realizimit të projekteve të përbashkëta.<br />?Kemi një grup të madh kompanish arkitekturore që bëjnë punë fantastike në qytetin e Tiranës, por besoj se kemi ende shumë për të mësuar në çështje të urbanistikës. Me ambasadën e Holandës kemi filluar rrjetin tonë të biçikletave, kemi gjithashtu shumë për të mësuar nga Roterdami dhe besoj që sot është fillimi i një marrëdhënie speciale me Bashkinë e Roterdamit?, u shpreh Veliaj. ?E falenderoj kryetarin për vizitën dhe për faktin që shumë studentë shqiptarë jetojnë në Roterdam, janë në Universitetin e Erasmus-it, e kanë bërë Holandën një shtëpi të dytë?.<br /><br />Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, vlerësoi transformimin që ka pësuar Tirana në një periudhë të shkurtër. ?Është fantastike të jesh këtu. Qyteti është transformuar tërësisht vitet e fundit. Të dyja qytetet tona kanë një histori të komplikuar. Ju keni historinë e komunizmit, kurse ne historinë e nazizmit, që shkatërroi Roterdamin. Qendra e qytetit të Roterdamit ishte shkatërruar plotësisht, na u deshën 75 vjet ta rindërtonim qytetin. Ju e rindërtuat demokracinë në 25 vjet. Dua të them se ju po ecni më shpejt se ne që e bëmë në 75 vite?