Surprise Me!

Starton festivali i filmit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
254 produksione kinematografike nga e gjithë bota mbërrijnë në kryeqytet për t?u përcjellë te Kinema Agimi, Teatri i Kukullave dhe Tulla Center.

Tirana Film Festival numëron në këtë edicion të 15-të numrin më të madh të aplikimeve dhe premierave, e risia është përpjekja për të fituar publik të ri, publikun e së ardhmes, fëmijët.

Në krizën e kinemasë, kur të gjithë mund të shkarkojmë nga interneti filmat që duam, thirrja e atyre që bëjnë kinematografi është e njëjta: kinemaja është një magji më vete.

?E gjithë bota përjeton ngërçin e publikut në kinema, por këtu te ju ndoshta është më i ndjeshëm ky fenomen që nuk do të doja ta quaja krizë. Është më e ndjeshme sepse keni më pak prodhim të filmave dhe jeni një vend më i vogël. Kjo ju bën ta quani krizë. Por, mos e quani kështu. Ka ende artistë që luftojnë për këtë mision. Është detyra jonë t?ju rrëfejmë magjinë e kinemasë.?

Denis Cote është një ndër kineastët më të njohur në Europë. Ai është në festivalin e këtij viti, pjesë e jurisë kryesore, e për publikun shqiptar ka një produksion për të prezantuar. Nuk do të mbajë masterklase, sepse këtë edicion nuk do të ketë të tilla.

?Studentet shqiptare nuk kane qenë të interesuar vitet e shkuara. Duan të rrinë në kafe e Denis Cote nuk do të jape leksione ne kafe.?

TIFF nis mbrëmjen e së premtes me filmin shqiptar ?Evisi kthehet në shtëpi? nga Fatmir Koçi dhe e pret publikun tërësisht falas në Kinemanë Agimi e në Teatrin e Kukullave me një program të ngjeshur, nga mesdita e deri mbrëmjen e 11 nëntorit.

Buy Now on CodeCanyon