Surprise Me!

Kapet mbi 1 ton droge ne Tirane

2018-05-08 15 Dailymotion

Autoritetet në kryeqytet, gjatë 24 orëve të fundit kanë finalizuar dy operacione antidrogë, ku janë kapur 1 ton e 291 kilogramë kanabis.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu tha se në pranga kanë përfunduar 6 persona ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit në operacionin e parë janë Fatjon Mesi, Ilir Ferhati, Izmir Muja, Saimir Grosha, ndërsa në kërkim u shpall A.Ç. Ata shisnin sasi të konsiderueshme kanabisi në zona të ndryshme si Kamëz, Paskuqan, Babrru etj.

Ndërsa në operacionin e dytë, autoritetet arrestuan në Rinas bashkëshortët Hasan Sula dhe Merita Sula. Në kërkim u shpallën djemtë e tyre, K.Sula dhe S.Sula.

Policia ra në gjurmët e familjes Sula pasi një sasi e drogës e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua në operacionin e parë rezultoi se ishte marrë pikërisht nga Hasan Sula.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një armë zjarri, automjete e telefona celularë./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon