Situatë shumë e rënduar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të bllokimit të sistemit kompjuterik në palën greke.
Ky defekt ka sjellë radhë të gjata pritje të cilat vijojnë që prej mesnatës së djeshme.Qytetarët tregojnë se kanë orë të tëra që presin dhe vetëm ditën e sotme kanë arritur të kuptojnë se çfarë po ndodh në anën tjetër të kufirit.

Të vetmit që kanë arritur të kalojnë në vendin fqinj kanë qenë ata të pajisur me dokumente greke, apo të zonës Shengen, ndërkohë që kalimi i shtetasve të tjerë shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike ka qenë i pamundur. Pritja për orë të tëra ka sjellë kaos e nervozizëm tek shtetasit shqiptarë.

Situata është tejet e rënduar në të dy anët e kufirit dhe ende nuk dihet se kur mund të normalizohet.