Surprise Me!

Zbardhet plagosja ne Shkoder, policia arreston dy adoleshente

2018-05-08 1 Dailymotion

Policia e Shkodrës ka mundur të zbardhë plagosjen e 23-vjeçarit Hermes Beqiri, ngjarja e ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 në lagjen ?Gurrile? pranë ish-Zooteknikës.<br />Në njoftimin e saj, policia bën me dije se ka arrestua dy adoleshentë si autorë të dyshuar të tentativës për vrasje, dhe një person të tretë për moskallëzim krimi. <br />Të arrestuarit janë E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, i dënuar me parë për vjedhje dhe D. H. 17 vjeç, banues në lagjen ?Guerrile? Shkodër. Ndërsa i arrestuari i tretë për moskallëzim krimi është Bekim Turishta 21 vjeç.<br />Bashkë me autorët, policia ka mundur të gjejë armën e krimit, një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit. <br />Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale ?Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit?.

Buy Now on CodeCanyon