Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ka dorëzuar Komisionit të Reformës Zgjedhore një dokument, që mund të shërbejë si manual për regjistrimin e emigrantëve që jetojnë jashtë Atdheut.
Ky dokument thotë se ?një opsion i reformës zgjedhore është që votuesve jashtë vendit t?u mundësohet pjesëmarrja në: zgjedhjet e përgjithshme legjislative dhe referendumet kombëtare, duke përjashtuar zgjedhjet lokale.
Sipas propozimit të Majkos regjistrimi duhet të ndodhë në tre mënyra:
duke bërë një kërkesë për këtë qëllim me anë të postës
nëpermjet postës elektronike duke ju drejtuar një strukture të posaçme të krijuar pranë institucionit përgjegjës (pranë KQZ-së), i cili do të merret me procesin e regjistrimit të votuesve.
duke u paraqitur në misionet diplomatike të Shqipërisë
Ndërkohë, për votimin e emigrantëve në këtë dokument janë parashikuar dy mënyra, votimi i drejtpërdrejtë në qendra të posaçme dhe ai me postë. Votim i drejtpërdrejtë do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, ku procesi do të bëhet njësoj si brenda vendit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/propozimi-i-majkos-ja-si-do-te-votojne-emigrantet/