Surprise Me!

Report TV - Krimi, Rama: Nesër Task Forca Speciale, po vijnë agjentët e FBI

2018-05-08 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër qeveria shqiptare do të miratojë ngritjen e një TAsk Force Speciale në Policinë e Shtetit, e cila do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e asistuar edhe nga agjentët e FBI, por edhe ekspertë të tjerë nga Italia dhe Gjermania.
Struktura e re që do të ngrihet do të godasë rrjetet kriminale, por shefi i qeverisë paralajmëroi furtunë edhe në radhët e politikës, pasi sipas tij Task Forca do të godasë majtas dhe djathtas edhe kriminelë me kollare.

?Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture ?Forca e Ligjit? do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare

Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Ky është një objektiv i shpallur që të nesërmen e zgjedhjeve dhe realizimi do të jetë një fitore e rëndësishme e mandatit të ri.

Mandati i ri që sapo ka nisur duhet të mbyllet me disa suksese për Shqipërinë që duam, ndër të cilët do të jetë mbyllja e epokës së pandëshkueshmërisë, edhe atyre kollare. Nisja e Vettingut më mbush me shpresë. Djathtas apo majtas kudo qofshin para drejtësisë. Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI.

Buy Now on CodeCanyon