Ndonëse nuk ka nisur ende puna në komisionin për Reformën Zgjedhore, ministri për Diasporën Pandeli Majko i ka dorëzuar anëtarëve manualin për regjistrimin në zgjedhje të Shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Propozimi i Majkos bazohet tek mënyra se si do të regjistrohen emigrantët dhe si do të votojnë.

Sipas propozimit të Majkos regjistrimi mund të bëhet me postë ose elektronikisht në një strukturë të posaçme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa forma tjetër është ajo e paraqitjes në ambasada.

Sa i takon procesit të votimit ministri për Diasporen propozon dy mënyra, ajo e drejtë për drejtë, ne qendra të posaçme dhe ajo e votimit me postë duke marrë fletën e votimit nga interneti apo me shërbim postar.

Ndërsa dërgimi i votës propozohet të behet me postë speciale dhe parashikohet të kushtojë 25 dollarë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati nga Janina deklaroi se shqiptarët jashtë atdheut duhet të kenë një zë të rëndësishëm në politikë.

?Qeveria shqiptare është angazhuar për të ngritur një sistem për lehtësimin e votës së emigrantëve. "Ne duhet të veprojmë me shpejtësi por dhe të krijojmë një sistem të besueshëm që vota e shqiptarëve jashtë atdheut të garantohet e të lexohet me drejtësi dhe ndershmëri".

Bushati ka qenë i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Klan Plus