Në komisionin e Sigurisë po diskutohet buxheti për SHISH për vitin 2018, ndërsa i pranishëm është drejtori ekonomik, Ylvi Aga. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.<br />?Kërkoj që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura, pasi mund të dalin informacione te klasifikuara? u shpreh ai. Kërkesa e tij është mbështetur në komision duke vijuar me dyer të mbyllura pas daljes së medieve nga salla e komisionit të Sigurisë.<br /><br />Pas dorëheqjes së Visho Ajazit në krye të SHISH është komanduar Helidon Bendo.