Qeveria amerikane i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 12 automjete të blinduara. Këto automjete do të jenë në shërbim të Forcave Tokësore të FA-ve.<br />Për dorëzimin e mjeteve të blinduara ditën e sotme në orën 12:30 do të zhvillohet në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr një ceremoni.<br /><br />Në ceremoni do të marrin pjesë Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.
