Surprise Me!

39 kg drogë, 6 në pranga

2018-05-08 0 Dailymotion

Policia ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur 1 në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, në Vlorë dhe në Sarandë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, në prangat e policisë ka rënë Erjon Danaj, 33 vjeç, nga Vlora. Atij iu sekuestruan 9.7 kilogramë kanabis të ndara në dy thasë.

Ndërsa në Sarandë policia ka arrestuar Mustafa Idrisllari, 56 vjeç dhe Feti Idrisllari pasi në banesën e tyre janë gjetur 22 kg kanabis. Në prangat e policisë kanë rënë edhe Asllan Pashaj, 57 vjeç dhe Fiqirije Pashaj 54 vjeç pasi iu bllokuan 3.7 kilogramë.

Gjithashtu është arrestuar edhe Kosta Pashaj, 26 vjeç me 3.4 kilogramë kanabis. Ai dyshohet gjithashtu se i ka marrë me dhunë 30.000 lekë F.M.

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim E.I, 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, Mustafa Idrisllari, i janë sekuestruar 22 kilogramë kanabis. Ai po ashtu në bashkëpunim me Kosta Pashajn i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M.

E.I u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet e tyre kanë sjellë largimin e 26-vjeçarit./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon