Sezoni gripal sapo ka nisur në vendin tonë. Specialistët e Institutit të Shëndetit publik ende nuk kanë izoluar virusin që është në qarkullim, por në poliklinika janë paraqitur të sëmurët e parë me grip.

"Rastet e gripit kanë ardhur, nuk mund të them që kanë qenë në masë".

"Ka qenë gjithmonë me lekë dhe nuk e kam blerë, këtë herë ishte falas, e mora vesh dhe erdha e bëra", thotë një qytetare.

Për të parandaluar përhapjen e gripit, i cili një vit me parë shënoi 16 viktima, Ministria e Shëndetësisë që prej fillimit të Tetorit ka vënë në dispozicion të popullatës në risk 100 mijë vaksina, të cilat po injektohen falas në poliklinika.

"Përfshihen të gjithë personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, është futur edhe një kategori që janë personat obezë, si dhe gjithë të moshuarit. Tani është koha që fluksi është më i shpeshtë, mund të bëhen edhe 10 - 15 në ditë".

Vaksina mbron nga viruset gripale AH1N1 dhe AH2N3, të cilat pritet të qarkullojnë edhe këtë vit në vendin tonë.

Tv Klan