Opozita thotë se ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për protestat që do të nisë së shpejti për rrëzimin e qeverisë. Ish - ministri i Brendshëm, Flamur Noka tha pas largimit të opozitës nga Komisioni i Sigurisë, ku u diskutua buxheti i Shërbimit Informativ, se përveç Saimir Tahirit, edhe Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është një prej zyrtarëve të lidhur me krimin.

"E vërteta doli në pah se nuk kishin patentën për të drejtuar vendin, por kjo qeveri dhe timonieri kishin patentë për të drejtuar skafet, trafikun dhe krimin e organizuar. Është koha ta rrëzojmë dhe kjo qeveri i ka ditët e numëruar. Gjushi është një ushtar i vogël i kësaj perandorie me lidhje të mëdhaja në krim. Perëndoria do të rrëzohet në mënyrën më demokratike të mundshme, me protesta popullore. Në këtë aksion kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe kjo është e rëndësishme".

Më herët në mbledhjen me dyer të mbyllura të Komisionit të Sigurisë, deputetët e mazhorancës pranuan kërkesën e Drejtorit Ekonomik të SHISH-it, Ylvi Aga për rishikimin e buxhetit, pasi fondet e akorduara prej 1.5 miliardë lekë nuk ishin të mjaftueshme për punën e këtij institucioni.

Tv Klan