Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debatet për situatën e drogës kanë krijuar tension mes deputetëve në Komisionin e Ekonomisë,ku ka qenë i pranishëm dhe ministri Arben Ahmetaj për të diskutuar paketën fiskale 2018.

Deputeti demokrat Arben Shehaj është përplasur me deputetët socialist dhe ministrin Ahmetaj duke shkëmbyer dhe sharje mes tyre.

Agron Shehaj: Unë e kuptoj shumë mirë që ju doni të na e mbyllni gojën.

Ndërhyn Erjon Braçe: Pyetje! Ku të mbyllet goja ty!

Agron Shehaj: Që ne mos të flasim për hashashin, patentat, për demokracinë. Ne këtu kemi të bëjmë me një teatër, me një shfaqje, qytetarët të shikojnë e thonë këta nuk janë mirë nga mendja.

Erjon Braçe: Që nuk je mirë nga mendja këtë e kuptoj unë, por bëj pyetjen.

Agron Shehaj: Nuk fshihni dot drogën. Trafiku i drogës vlen 1 miliard e gjysmë.

Arben Ahmetaj: Nëse ju mendoni zonjë e nderuar që qytetarët mendojnë që ndonjëri këtu ka ikur nga mendtë e kokës, unë besoj që po se jemi të regjistruar dhe në Youtube.

Erjon Braçe: Ke llogarinë më të madhe se çdo deputet tjetër i kuvendit. Tani të lutem shumë, lëre këtë komision të bëjë mbledhje, në qoftë se s?do largohu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/llaka-llaka-e-derr-derr-ne-komisionin-e-ekonomise