Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Moszbatimi i reformës në drejtësi dhe simodos mosngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duket se do fusë në debat pozitën dhe opozitën në kushtet kur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon në 4 dhjetor. Burime të Ora News bëjnë me dije se PD de LSI janë duke u rakorduar që në këto kushte kur me ligjin e ri nuk zgjidhet dot Prokurori i ri atëherë të kërkojnë zbatimin e mandatit 7 vjeçar për kreun e akuzës që do të thotë qëndrimin e tij edhe me dy vite të tjera.

4 dhjetori është dita kur Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës i mbaron mandati, e pikërisht ky moment pritet që të përfshijë në debat qeverinë me opozitën.

Ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi kanë sjellë një vakum institucional, kjo për faktin se ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në bazë të nënit 148 pika 2, këtij institucion me ndryshimet kushtetuese i lind e drejta e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

?Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngerci-me-mandatin-e-kryeprokurorit-adriatik-llalla