Ish zëvëndës ministri i Brendshëm në qeverinë Berisha, Flamur Noka është pyetur në lidhje me prezencën e tij në protestën e qytetarëve të Himarës.
Noka ka theksuar se nuk ka të bëjë me dërgimin nga kryetari i partisë, por është detyrim për këdo që jeton në këtë vend, madje është një detyrim për ne që merremi me politike, ka theksuar Noka.

Ndërsa ka shtuar se Himara është qytet shqiptar, banohet nga shtetas shqiptarë dhe është detyrim për këdo, që të mbrojë interesat e ligjshme të qytetarëve në të gjithë vendin.

Deputeti i PD, Noka ka shtuar se aksion për të prishur ndërtesat në Himarë po përdoret nga vetë Kryeministri Rama për alibi të radhës me synimin për të m,buluar gjërat e veta dhe për të bërë zhurmë. Ai thotë se kjo po bëhët nga Rama për për vjedhur pronat në Himarë, pasi atje prona ka një vlerë.

I pyetur nga gazetari dhe moderatori, Ilir Babaramo, se përse nuk u protestua në lidhje me ndërtimin e sheshit të Kukësit, duke marrë parasysh faktin që është deputet i atij qyteti.