Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e shkallës së parë në Shkoder la në burg dy 17 vjeçarët e akuzuar për plagosjen me pasojë vdekjen e 22 vjeçarit Hermes Beqiri.

Hoxha akuzohet se qëlloi me breshëri automatiku ndaj Beqirit mbrëmjen e së shtunës në një lokal në lagjen ?Guerrile?, pas një konflikti për një kapele një tavolinë që nisi si lojë.

Seanca gjyqësore e kryesuar nga Besmir Stroga dhe me prokurore Shqiponja Mille, u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se si Elvis Hoxha dhe bashkëpunëtori i tij D.H nuk kanë pranuar të flasin përpara trupës gjykuese.

Organi i akuzës ka paraqitur provat e grumbulluara në vendngjarje dhe bazuar mbi faktet e gjetura, kërkoi për dy të miturit masën ?Arrest me burg?. Ndërkohë avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi një masë më të butë për shkak të kompleksitetit të çeshtjes, por kërkesa e tij u rrëzua nga trupa gjykuese, e cila vendosi ti mbajë në qeli dy 17 vjeçarët.

Anton Kosteri: "Shtetasit në hetim nuk kanë dhënë asnjë deklarim deri tani, nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me pozicionin e tyre për këtë ngjarje. Ata nuk kanë dhënë deklarim as përpara oficierit të policisë gjyqësore, si edhe nuk kanë dhënë as sot përpara gjykatës."

Më pas po me dyer të mbyllura u zhvillua edhe gjyqi ndaj Bekim Turishtës, të akuzuar për moskallëzim krimi, i cili u la në ?Arrest shtepie?.

Ai mësohet se ka deklaruar përmes avokatit të tij se ka qënë i tronditur ditën e ngjarjes, pasi përpara syve i është plagosur shoku i ngushte dhe mund të kishte qënë vetë viktimë e ngjarjes.

22 vjeçari Hermes Beqiri u qëllua me automatik në një lokal, pas një konflikti të çastit me Elvis Hoxhen dhe ndonëse ju dha ndihma e specializuar në spitalin e Shkodres, e më pas në Tiranë, ai nuk arriti ti mbijetojë plageve të marra.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-keta-jane-dy-adoleshentet-e-arrestuar-vrasjen-e-hermesit