stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-46-sezoni-3/

Pak ditë më parë Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës nisën aksionin në terren për dokumentacionin e bizneseve, që nuk zbatojnë ligjin. Por Jani Lena, një biznesmen i skrapit në Vaqarr, tregon rastin e tij me gjobën absurde dhe ping-pongun në zyrat e shtetit shqiptar. Në të njejtën ditë të nismës qeveritare, gjobitet nga inspektorët e mjedisit me 5 mijë lekë të reja gjobë, me justifikimin se nuk kishte leje mjedisore. Por Lena tregon lejen mjedisore që e ka ende aktive.

Në një video-regjistrim me specialisten dhe juristen e Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, këto të fundit i thonë se drejtori ka dhënë dorëheqjen për këtë shkak, sepse i bënë presion të mbyllte bizneset. Zonjat e AKM-së i thonë se masat janë revokuar dhe e këshillojnë ta zgjidhë çështjen me gjyq, pasi e ka të fituar. Në shkresat që merr më vonë, Jani Lena kupton se ka një shkresë që i është revokuar leja mjedisore dhe dy ditë më pas një tjetër që anullohet revokimi i lejes...

Si të mos mjaftonte kjo, bashkia i çon një letër, ku thuhet se ka patur qindra telefonata nga banorët që ankoheshin për këtë biznes, në një vend që nuk ka fare banorë...?!

Të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve të automjeteve dhe metaleve të tjera, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë së Tiranës pa plotësuar kushtet e kriteret mjedisore, do të mbyllen. Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë nisur aksionin në terren për dokumentacionin e bizneseve që shkelin ligjin.Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh: "Nuk mund të lejohet që këto pika grumbullimi të jenë pa kushtet minimale dhe pa standardet optimale të realizimit të këtij aktiviteti."

Gjithashtu Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, tha se pikat e grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve duhet të jenë të organizuara dhe të funksionojnë në bazë të të gjitha procedurave ligjore.

Më datë 29.10.2017, ministri Klosi dhe nënkryetari Mazniku kërkuan bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët mund të denoncojnë online rastet ku konstatohet një shkelje mjedisore.

"Sot gjetëm konsensus edhe me biznesin, të cilit iu la një periudhë kohe për të rehabilituar situatën dhe për të mos lejuar vazhdimin e kësaj situate në mënyrë krejtësisht të jashtëligjshme, jashtë rregullave normale të funksionimit të biznesit, por edhe të mbrojtjes së mjedisit?, shtoi Klosi.

Por kjo nuk ka ndodhur me Jani Lena, i cili ka një subjekt për skrapin në Vaqarr.

"Kam një biznes që prej vitit 2012, i licensuar dhe me të gjitha kriteret që kërkojnë, si leja mjedisore dhe taksat e shtetit. Më datë 29 Tetor, në orën 1 të drekës, vjen furgoni i policisë me 12 polica dhe 4 inspektorë të mjedisit. Kërkuan lejen mjedisore, të cilën unë e disponoja. Fation Pashollari më tha që leja mjedisore ka revokuar më datë 27. Njëkohësis...