Një shpërthim me eksploziv sot ne mengjes ka tronditur gjatë natës fshatin Gurëz të Kurbinit. Lënda plasëse ishte vendosur në një banese në ndërtim në pronësi Frederik Kastratit i cili është emigrant në Itali.<br />Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale, pasi banesa ishte në ndërtim dhe larg banesa të tjera. Sipas të dhënave lënda eksplozive e cila dyshohet të jetë e llojit tritol është vendosur në mes të shtëpisë dhe nga shpërthimi janë dëmtuar pjesërisht muret dhe një pjesë e soletës.<br /><br />Pas njoftimit nga familjaret menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia të cilët kanë nisur verifikimet. Gjithashtu grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autoret e kësaj ngjarje. Policia pritet të marrë në pyetje familjaret për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.