Ndonëse ishte thirrur për të raportuar për projektbuxhetin e vitit 2018, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është përgjigjur interesit të opozitës lidhur me arrestimin e 25-vjeçarit Oerst Sota, në makinën e të cilit Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

?Policia ka bërë detyrën konform ligjit. Unë kam ngarkuar Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm ta hetojë për përgjegjësitë që kanë punonjësit e policisë. Çfarë ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në kohë shumë të shkurtër Prokurorisë së rrethit Elbasan. Ajo përcakton nëse ka apo nuk ka vepër penale dhe nëse ka apo nuk ka shkelje nga punonjësit e policisë. ?

Por ky nuk ishte i vetmi shqetësim i opozitës.

Flamur Noka, deputet i PD: ?Para disa ditësh në Portin e Durrësit u hoq një minijaht, pas skandalit Tahiri, ju keni dijeni i kujt ishte ky jaht??

Xhafaj: ?Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion çfarë ndodh në territoret e porteve sa kohë që ato janë informacione policore. Vetëm një gjë kur më kërkohet të më jepet për shkak të detyrës.?

Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës për lidhje të kupolës drejtuese me grupet kriminale, Ministri Xhafaj tha se nuk ka munguar goditja e tyre nga ana e uniformave blu, por ka qenë drejtësia ajo që i ka lënë të lirë. Xhafaj paralajmëroi se ditën në vijim do të bëjë publike fakte që sipas Ministrit të Brendshëm provojnë mbështetjen që sipas tij këto grupe kriminale kanë marrë nga organet e drejtësisë.

/Tv Klan