Surprise Me!

Ora News – Investimet e huaja, Shqipëria duhet të vijojë reformat

2018-05-08 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria duhet të vijojë reformat për një mjedis sa më miqësor për investitorët. Përfaqësuesi i shoqatës së investitorëve të huaj në Shqipëri, Silvio Petrazi tha se duhen reforma në sektorin e bujqësisë ku ende nuk ka interes nga investitorët e huaj.

Petrazi: "Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë por kërkojmë që mjedisi të bëhet edhe më miqësor. E dimë që qeveria i ka përparësi por duhet të ecet para. Duhet të kujtojmë se jemi ambasadorët më të mirë për të promovuar investimet. Është mirë të thithen investitorët e rinj. Por investitorët nuk kanë shumë interes për bujqësinë. Megjithatë nëse do të ndërmerrni reforma strukturore, investitorët do të kenë interes."

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ofroi më shumë garanci në zbatimin e kontratave.

"Qeveria do të bëjë rolin e saj duke ofruar lehtësira sa herë që të mund të ketë konflikte, sa herë që janë gjëra që varen nga qeveria e duhen patjetër që të zgjidhen në kohë" u shpreh Damian Gjiknuri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/investimet-e-huaja-shqiperia-duhet-te-vijoje-reformat

Buy Now on CodeCanyon