eport TV siguron videon ekskluzive të atentatit në Vlorë në 1 tetor të këtij viti, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, Dritan Bega si dhe një 8-vjeçar.<br />Ky është momenti kur makina Benz e Ferdinand Llanajt afrohet për tu futur në rrugën Transballkanike, ndërkohë që një automjet BMV i pret rrugën.<br />Në këtë çast nisin të shtënat nga makina BMV, ku dallohen dy persona të cilët qëllojnë me kallashnikov.<br />Nga video që Report TV disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për ti shpëtuar plumbave.<br />Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz.