Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një krim i rëndë në familje ka tronditur sot komunitetin shqiptar në rajonin e Friulli Venezia Giulia në Itali.

Shqiptarja, Migena Këllezi është vrarë gjatë ditës së sotme nga bashkëshorti i saj Dritan Sulollari.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në komunën Grasica në provincën e Goricas.

Sipas policisë italiane Dritan Sulollari, 37 vjeç e ka goditur bashkëshorten disa herë me thikë. Plaga e marrë në fyt i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 30 vjeçares.

Në momentin e ngjarjes në banesë gjendej dhe djali i tyre 8 vjeçar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/itali-shqiptari-vret-gruan-ne-sy-te-djalit-8-vjecar