Deputeti socialist në qarkun e Vlorës, Fate Velaj, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha, si të lidhur me grupin kriminal Habilaj. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Velaj lexoi letrën e qytetarëve të zonës së tij elektorale, ku zbuloi disa të dhëna të pa publikuara më parë.<br /><br />Në letër flitej për lidhjet farefisnore të gruas së Bashës me Habilajt, ndihmën ndaj tyre në periudhën e Piramidave dhe lidhjet e tij me ta kur ishte ministër i Brendshëm. Sipas ligjvënësit të PS, PD ka ndihmuar Habilajt që në kohën e Piramidave të famshme me anë të Piramidës ?Alimuça?.<br /><br />Ndër të tjera, në letrën e qytetarëve thuhej se bashkëshortja e Bashës është kushërirë e një personi me mbiemrin Alimuça dhe që është edhe kushëri i Habilajve.