Surprise Me!

Report TV - Ndryshon skema e pensioneve në fshat,Ahmetaj:Ligj i ri

2018-05-08 5 Dailymotion

Qeveria do të ndryshojë skemën e pensioneve në fshat. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka pranuar se skema e pensioneve në fshat nuk ka funksjonuar, çka do të sjellë propozime për një paketë të re ligjore.<br />Skema e pensioneve për fshatin nuk ka funksjonuar për shkak të rritjes së kontributeve për efekt të llogaritjes së pensioneve. Pikërisht rritja e kontributeve ka bërë që fermerët të mos i paguajnë, duke mos u siguruar. Kontributi për të përfituar pension në fshat është 62 mijë lekë në vit. Fermerët paguajnë nga 29 deri në 38 mijë lekë në vit sigurime shoqërore, ndërsa gjysmën tjetër e subvencionon qeveria. Por edhe me këtë subvencion një pjesë e madhe e femerëve nuk po sigurohen. <br /><br />?Pjesa e reformës së pensioneve që i adresohet fshatit nuk po funksionon?, u shpreh kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace. ?Për të qënë shumë transparent me komisionin unë kam nevojë për dy muaj kohë për të avancuar ndryshimet ligjore?, iu përgjigj Arben Ahmetaj.

Buy Now on CodeCanyon