Qeveria shqiptare zotohet të lidhë Vlorën me Himarën përmes aksit rrugor ekzistues por të rinovuar sipas standardeve të BE, ose nga një tunel që do kalojë përmes Llogarasë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nga Vlora në prani të komisionerit të BE për Zgjerim Johannes Hahn, gjatë inspektimit të punimeve të Lungomares.

?Do transformojmë aksin që na çon nga Radhima në Orikum. Po përgatisim edhe ndërhyrjen në vijën bregdetare të Orikumit. Po diskutojmë të finalizojmë projektin nga Orikumi, përmes Llogarasë e deri poshtë në Himarë. Po diskutojmë dy variante, atë të rrugës ekzistuese me standarde të BE dhe një aks pjesërisht të ri, me tunelin në Llogara?, tha kryeministri.

Rama u shpreh gjithashtu se projektet në Vlorë përfshijnë ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë, ku kryefjalë mbetet Lungomarja, Bulevardi i ri dhe rikonstruksioni i qendrës historike të qytetit.

?Lungomarja do shtrihet në krahun jugor, në një fazë të vogël në përmasë deri te uneli, qoftë në krahun perëndimor, në fazën e dytë të rëndësishme deri në fund të Pyllit të Sodës. Të dyja këto segmente ne do i nisim menjëherë nga viti i ardhshë,. Do nisim edhe Bulevardin e ri që do sjellë një tranformim po kaq të madh përgjatë gjithë qytetit. Do vijojmë investimin për qendrën historike të Vlorës e cila do t?i japë qytetit mundësi për të shfaqur një pjesë të rëndësishme të identitetit të vend?.

Nga ana e tij, komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn vlerësoi punimet për Lungomaren, ndërsa u shpreh se BE do vijojë të financojë projekte të tjera për të justifikuar angazhimin e unionit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. "Nëse ju e prezantoni veten si me Lungomaren, atëherë unë mendoj se ky është kontributi më i mirë i mundshëm dhe mbështetja më e madhe për të justifikuar të ardhmen tuaj në BE. Po të jepen rezultate edhe për projekte të reja, Shqipëria do të jetë sa më shpejt në BE", tha Hahn.