Surprise Me!

Kush është Edisoni, 22-vjeçari që vdiq në aksident

2018-05-08 7 Dailymotion

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Vaqarr ? Ndroq.

Viktimat janë Athanas Xhavara 45 vjeç nga Gjirokastra dhe Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.

Burimet policore bëjnë me dije se 45-vjeçari Xhavara drejtonte makinën tip Toyota me targa AA 757 DZ kurse 22-vjeçari Sefa nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz me targa Tr 1432 U.

Edison Sefa ishte një prej elektroautove më të mirë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Mësohet se Edisoni ishte djali i vetëm mes tre motrave në familjen Sefa.
Ndërsa Athanas Xhavara nga Gjirokastra ishte pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqëndruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.

Përplasja ballore mes dy mjeteve ndodhi tek ?kthesa e Arbanës?. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Buy Now on CodeCanyon