Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ftuar në ?360 Gradë? në Ora News, i shikon me skepticizëm specialistët amerikanë dhe gjermanë për reformën në drejtësi, ndërsa gazetari Arjan Çani shprehet se reforma në drejtësi është lojë klanesh.

Pjesë nga biseda:

Gjokutaj: Sot neve mos të përfundojmë në këtë derexhe që nuk kemi specialistë. Në momentin kur thotë ambasadori amerikan thotë se do të vijë ekspertë amerikanë dhe gjermanë. E kuptoni çfarë situate? Çfarë do të bëjnë ekspertët? Do të firmosin letra? Në kohën e komunizmit ka qenë një prokuror i përgjithshëm që i çonin letra fletarrestim pa emra dhe firmoste ai dhe më pas e mbushnin ata. Ky është qërim koka peshqush. Ka ca kuzhinierë që përdorin uthulla të forta që e bëjnë të freskët.

Çani: Populli e kupton shumë mirë që ky është teatër. Njerëzit e dinë që drejtësia thjesht interpreton. Është thjeshtë një luftë klanesh. Që nga ambasadori amerikan dhe gjithë të tjetër i gënjejnë njerëzit për reformën në drejtësi. Reforma nuk do të ndryshojë jetën e njerëzve të thjeshtë që do marrin pronat. Thjesht do të ikin ca dhe do të vijnë disa të tjerë. Do të ndryshojë ngjyra, por jo esenca.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjokutaj-cfare-do-bejne-specialistet-e-shba-do-firmosin-letra-cani-lu-genjen-njerezit