Orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës janë shoqëruar më një shpërthim eksploziv në një makinë në "Ujin e Ftohtë". Mësohet se shpërthimi është dëgjuar rreth orës 05:20 të mëngjesit, në vendin e quajtur "7 Pallatet".<br /><br />Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar. Burime për Report Tv pranë Policisë së Vlorës bëjnë me dije se makina tip "Mercedes Benz" ishte në pronësi të 42- vjeçares Vejushe Dalipaj. <br />Si pasojë e shpërthimit, automjeti ka pësuar dëme në pjesën e parë të tij, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.