Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Korçës, mes tyre 3 doganierë dhe 1 punonjës policie pasi akuzohen për futje të mallrave kontrabandë.

Në pranga u vunë

-Flobenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë;

- Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë;

- Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier

- Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;

- Klodian Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë;

- Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq;

- Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;

Ndërsa shtetasit G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.

?Në hyrje të qytetit të Bilishtit, shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, me mjetet tip ?Mitsubishi? me targë AA 478 HV; ?Volksëagen? me targë AA 857 FI dhe një mjet kamion me targë AA 233 PT. Ngarkesa me veshje u transportua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës?, sqaron policia.

Policia thotë se 5 shtetasit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim? dhe ?Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim? dhe po vijnë hetimet për zbulimin e persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bilisht-arrestohen-doganiere-dhe-police-sillnin-nga-greqia-veshje-kontrabande