Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta nuk pranon kërkesën e 7 deputetët e Partisë Demokratike për të deklasifikuar dhe publikuar diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Nuk e kam gjetur në përputhje me paketën ligjore "Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror" argumenton Meta në letrën kthim përgjigje.

"Pavarësisht qëllimeve pozitive të një grupimi politik, shoqëror, apo social të caktuar nuk e gjej plotësisht në përputhje me interesat afatgjata të sigurisë kombëtare. Vlerësoj se deklasifikimi dhe publikimi i diskutimeve në mbledhjen e KSK-së, (që nuk ka ndodhur asnjëherë) do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata për funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare" shkruhet në përgjigjen e kërkesës së grupit të deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Meta çmon se definicioni me dyer të mbyllura përveçse një detyrim ligjor, është qasje për të krijuar një atmosferë besimi ndërmjet anëtarëve të KSK -së. "Gjykoj se është në interesin dhe detyrimin e institucionit të Presidentit që tu ofrojë anëtarëve të KSK-së sa më shumë "garanci besimi" për ta "këshilluar dhe mbështetur atë, në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore" shkruhet në letër.

Por presidenti shprehet se është i gatshëm që këtë debat t'ia vërë në dispozicion prokurorisë nëse asaj i duhen për interesat e hetimit.

"Nga ana tjetër, në rastet kur vlerësohet se ka prova që munden t'i shërbejnë hetimit për cdo gjë që ka të bëjë me shkeljen e ligjit dhe cenimin e sigurisë kombëtare, Institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, mundet të kërkojë dhe të përdorë për interesa të hetimit informacionin e mbledhjeve të KSK-së në mënyrën e përcaktuar nga ligji."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-nuk-pranon-deklasifikimin-e-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise-kombetare