Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emra të mëdhenj të cilët për vite me rradhë kanë qenë pjesë e historisë së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve si Besim Zekthi, Agim Krajka, Lili Cingu, Merita Halili, Irma Libohova, Hysni Zela, Irini Qiriako e shumë të tjerë pritet të zbresin në skenë në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të këtij Ansambli.

Solisti i këtij Ansambli, Rexhep Çeliku, në një intervistë për Ora News tha se kjo është një ngarje e madhe pasi ky Ansambël është pjesë e identitetit tonë dhe se duhet ruajtur si një trashëgimi për brezat pasardhës.

Artistët Merita Halili dhe Irini Qirjako sjellin kujtimet e mbresat e tyre.
Ndërkohë drejtori Gerti Druga dha detaje rreth programit i cili pritet të sjellë muzikë të përzgjedhur nga të gjithë trevat shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ansambli-kombetar-mbush-60-vjec-emra-te-medhenj-rikthehen-ne-skene