Shkon në tre numri i personave të ndaluar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për korrupsionin 20 mijë euro të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ku në pranga ka rënë edhe kushëriri i tij, Kujtim Miri. Gjatë bastisjes nga policia mbrëmjen e kaluar, gjyqtarit iu gjetën në banesë 34 milionë lekë të reja. <br /><br />Pasditen e kësaj të premte, policia ka ndaluar dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë të gjyqtarit në marrjen e pagesës prej 20 mijë euro, për ndryshimin e akuzës ndaj një të dënuari për dy vrasje në vitin 1997. Në prangat e policisë ka rënë kushëriri i gjyqtarit si dhe një person tjetër i identifikuar si Alban Buçi.<br /><br />Mësohet se dy të ndaluarit kanë qenë sekserë mes Gentjan Dodës i akuzuar si autor i vrasjeve në Burrel dhe gjyqtarit Miri, i cili ndryshoi akuzën nga 'vrasje' në 'plagosje të rëndë' dhe për këtë u dënua me tetë vite burg, nga 20 që ishin dhënë më herët nga Gjykata e Matit. Votimi në Gjykatën e Apelit për ndryshimin e akuzës ndaj Dodës ka qenë 2:1, Shkëlqim Miri pro, Agim Bendo pro, ndërsa Flutura Skënderi ka votuar kundër kundër. Prokuroria akuzon gjyqtarin se për ndryshimin e akuzës ka marrë 20 mijë euro.