Sekuestrohet një mbi ton kanabis në fshatin bregdetar të Vilunit në Velipojë. Lënda narkotike u sekuestrua nga Forcat Operacionale nga Tirana në momentin që trafikantët po e transportonin me furgon nga Shkodra në një hotel në Vilun, ndërsa më pas do të ngarkohej në gomone per t'u trafikuar në Itali. <br />Në flagrancë është arrestuar një efektiv policie në momentin që po zhvillohej aksioni për sekuestrimin e kanabisit në fshatin Vilun, i cili sipas burime të Report Tv ka qenë garant për transportin e drogës.<br /><br />Operacioni është mbajtur sekret, ndërsa ndërhyrja është bërë nga Forcat Operacionale nga Tirana. Në dijeni të operacionit nuk ka qenë e gjithë drejtoria e Shkodrës për shkak të frikës se mund të dekonspirohej për shkak se dyshohej se trafikantët kishin mbështetje brenda policisë lokale, që rezultoi e vërtetë.
