Shkëlqim Miri, gjyqtari i arrestuar të enjten pritet të dalë të dielën para gjykatës së Krimeve të Rënda për t?u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, dorëzoi në orët e para të së shtunës kërkesën për arrest me burg ndaj 46-vjeçarit, mbi të cilin rëndon akuza e korrupsionit aktiv. Kjo pasi në banesën e tij, u gjetën rreth 30 milionë lekë.

Sipas prokurorisë nga hetimi i kryer dhe provat e mbledhura gjyqtari Miri, ka ndryshuar akuzën ndaj Gentian Dodës, i akuzuar për vrasjen e Asllan Gjokës në vitin 1997.

Doda u ekstradua nga SHBA- ja në vitin 2012. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Matit me 20 vjet burg për këtë vrasje. Në Gjykatën e Apelit, me 7 qershor akuza u rikualifikua akuza dhe Doda u dënua për plagosje të rëndë. Ai u lirua nga burgu pas ndryshimit të akuzës, duke konsideruar kohën e qëndrimit në burg edhe si pjesë të vuajtjes së dënimit.

Në pranga janë vënë edhe dy personave të konsideruar sekserë, Alban Buci dhe Kujtim Miri, ndërsa gjykata ka shpallur në kërkim edhe Gentian Dodën, personin që përfitoi nga ndryshimi i akuzës.

Tv Klan