Lorik Cana vlerësoi sot përmes emisionit ?Xing me Ermalin?, trainerin e ri të Kombëtares Christian Panucci.<br /><br />Kapiteni tha se pavarsisht vështirësive, kombëtarja ka qenë në nivel të mirë dhe sipas tij Panucci e ka marrë punën me shumë dëshirë dhe po aktivizon lojtarë të rinj.<br /><br />?Këto ndeshjet që kam ndjekur më ka pëlqyer, përfaqësuesja edhe pas ka patur vështirësi pas ikjes së Gianni de Biasit duket në formë. Christian Panucci besoj se e ka marrë punën me shumë dëshirë, po aktivizon lojtarë të rinj, ka idetë e veta dhe nuk i pëlqen të kopjojë të tjerët", tha Cana.