Surprise Me!

“Babai” i Spiro Dunit ne teatrin “Skampa”

2018-05-08 5 Dailymotion

Në teatrin Skampa është ngjitur në skenë pjesa ?Babai? me regji të Spiro Dunit dhe nën interpretimin e aktorëve të njohur. Për protagonistin kryesor, Reshat Arbana kjo vepër e shkruar nga Florian Zeller është ndër më të bukurat e karrierës së tij.

Reshat Arbana: ?Nga shkrimet më të bukura në jetën time përsa i përket ndërtimit strukturor të një drame. Bindje roli, në radhë të dytë shumë i bukur që më futi në ëndrra, më nxiti dhe njëherë ato ëndrra, se kisha ndërmend që të mos luaja më ç?është e drejta?.

Janë disa arsyet që aktori i karrierës i fton qytetarët ta ndjekin këtë vepër, jo vetëm sepse ajo premton të jetë shfaqja e vitit në teatrin e Elbasanit por sepse do të gjejnë veten e tyre në gjithë personazhet e Zeller.

Regjisori Spiro Duni: ?Të sensibilizojmë njerëzit që sëmundja e Alzaimerit nxjerr në pah edhe marrëdhëniet bijë-baba që janë aq të shenjta në botë dhe të rëndësishme. Edhe marrëdhëniet tonë të shoqërisë me këtë brez të tretë?.

Linja kryesore e kësaj komedie të trishtë siç e quan regjisori Spiro Duni është sensibilizimi ndaj moshës së tretë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon